Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OEK paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së pas “keqinterpretimit” të vendimit të Supremes

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 14:46
OEK paralajmëron kallëzim penal ndaj ZRRE-së pas “keqinterpretimit” të vendimit të Supremes

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për mënyrën se si Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka keqinterpretuar publikisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme në lëndën P.A.nr.18/2025, duke tentuar të zbehë efektin e tij juridik.

Ky vendim është i formës së prerë, i pakontestueshëm dhe i detyrueshëm për zbatim të menjëhershëm.

Gjykata Supreme ka konstatuar qartësisht se procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është zbatuar në kundërshtim me ligjin, pa analizë konkurrence, pa konsultime publike dhe jashtë kompetencave ligjore të rregullatorit. Vendimi shfuqizon dispozitat kyçe të udhëzuesve për liberalizim dhe konstaton pavlefshmërinë e aktit njoftues.

Megjithatë, komunikata e ZRRE-së e datës 18.11.2025 tenton ta relativizojë këtë vendim, duke krijuar pasiguri të re ligjore dhe duke ekspozuar bizneset ndaj rreziqeve ekonomike dhe dëmeve të mëtejshme.

OEK thekson se: Vendimi i Gjykatës Supreme është i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion publik.

Asnjë organ administrativ nuk mund ta interpretojë ose ta zbehë efektin juridik të këtij vendimi.

Çdo veprim i bazuar në aktet e shfuqizuara bie ndesh me rendin juridik të Republikës së Kosovës.

Bizneset janë dëmtuar rëndë nga një proces i liberalizimit që tashmë është konfirmuar si i paligjshëm.

Rritja e çmimit të energjisë, kontratat e imponuara, depozitat e pajustifikuara dhe rënia e konkurrueshmërisë ekonomike janë pasoja direkte të kësaj shkeljeje ligjore.

OEK kërkon që ZRRE, brenda 5 ditësh kalendarikë, të ndërmarrë këto hapa:

Në rast se brenda afatit nuk ka veprime konkrete, OEK do të depozitojë kallëzim penal ndaj kryetarit të Bordit të ZRRE-së, si përgjegjës për pengimin e zbatimit të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës. Llogaridhënia ligjore nuk do të neglizhohet.

Arsyetimi – Pse zbatimi është urgjent Mospërmbushja e vendimit dëmton seriozisht:

Procesi i paligjshëm i deritanishëm ka krijuar kosto të larta operative, ka cenuar planifikimin financiar dhe ka pamundësuar investime të reja, duke rrezikuar mijëra vende pune dhe duke dëmtuar strukturën ekonomike të vendit.

Mesazhi për komunitetin e bizneseve OEK garanton se:

Përfundim Shteti ligjor funksionon vetëm kur vendimet e gjykatave zbatohen. Asnjë institucion nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. OEK mbetet e vendosur në mbrojtjen e të drejtave të bizneseve dhe të rendit juridik të Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 14:45Musliu thirrje të rinjve: Mos vendosni maska, nuk kemi nevojë të fshihemi për të mbrojtur vlerat
  • 14:44Policia tregon si u zhvillua protesta për ish-krerët e UÇK-së: Morën pjesë mijëra qytetarë
  • 14:15OVL-UÇK pas protestës: Faleminderit, shqiptarë!
  • 14:00​Politikanët e Mitrovicës Jugore sonte bëhen bashkë për katërshen e UÇK-së
  • 13:36LDK bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Flora Brovinës