Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

GD
Gazeta Demos13 korrik 2026 në 10:03
Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ju ka bërë thirrje bartësve të mandatit të ri institucional që përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror amerikan (LNG) ta trajtojnë me prioritet dhe ta shqyrtojnë seriozisht si pjesë të politikës së ardhshme energjetike të vendit.

Sipas njoftimit thuhet se, Kosova gjendet në një moment vendimtar për të ardhmen e sektorit të saj energjetik. Vendimet që do të merren gjatë muajve dhe viteve në vijim do të përcaktojnë jo vetëm mënyrën e prodhimit të energjisë elektrike, por edhe nivelin e sigurisë energjetike, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe aftësinë e vendit për të përmbushur nevojat e një ekonomie në zhvillim. Për këtë arsye, diskutimi mbi orientimin e politikave energjetike nuk duhet të kufizohet në krahasimin e kostove fillestare të investimeve apo në opsionet e prezantuara deri më tani.

“Për Kosovën, e cila vazhdon të mbështetet në kapacitete të vjetruara gjeneruese dhe në importe të konsiderueshme të energjisë elektrike, koha e nevojshme për ndërtimin dhe vënien në funksion të kapaciteteve të reja prodhuese është një faktor me rëndësi strategjike. Çdo vit vonesë në krijimin e kapaciteteve të reja vendore nënkupton ekspozim të vazhdueshëm ndaj paqëndrueshmërisë së tregjeve rajonale, kostove të larta të importit dhe pasigurisë së furnizimit”, thuhet më tej në njoftim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë beson se institucionet e reja kanë mundësinë të ndërtojnë një politikë energjetike të bazuar në analiza profesionale dhe interesin afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, Oda Amerikane u bën thirrje atyre që qasjen në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane ta trajtojnë me prioritet dhe ta vlerësojnë këtë mundësi si një investim strategjik në sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe të ardhmen e Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 09:19“Drejtësi, jo politikë” – shqiptarët protestuan para OKB-së kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
  • 09:18Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
  • 09:15Osmani takohet me Presidentin Clinton në SHBA
  • 08:56"Te shohim...", gruaja e Veselit: Kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu, por mos i shko ma tutje
  • 08:40I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur