Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ish-presidenten Vjosa Osmani, duke vlerësuar se ndikimi i saj në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ka qenë i kufizuar.
Sipas Nushit, qytetarët nuk e kanë mbështetur me votë Vjosa Osmanin në nivelin që, sipas tij, pritej nga LDK-ja.
“Qytetari në zgjedhjet e 7 qershorit nuk e shpërbleu me votë Vjosa Osmanin ashtu siç LDK-ja ka pritë. Efekti i Osmanit ishte pothuajse minimal. Në këtë rast vetëm sa e fuqizuan Albin Kurtin, i cili i fitoi zgjedhjet edhe pa Vjosa Osmanin”, ka deklaruar Nushi.
Ai ka shtuar se LDK-ja, sipas tij, nuk ka një shpjegim për elektoratin e saj lidhur me këtë rezultat, ndërsa ka akuzuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe Osmanin se po i shërbejnë politikisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
