Me 41 për qind të votave të numëruara në Klinë po prin Zenun Elezaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Elezaj tashmë ka marrë 3 mijë e 175 vota, ose më saktë 60,03 për qind.

Ndërkaq, Sokol Bashota nga PDK ka marrë 2 mijë e 114 vota.