Janë numëruar 100 për qind e votave të rundit të parë në Gjilan.
Bazuar në rezultatin e KQZ-së, në këtë komunë do të ketë balotazh.
I pari është kryetari aktual njëherësh kandidati i LVV-së Alban Hyseni, i cili ka marrë 49.79 për qind e votave apo 21 mijë e 463 vota, derisa ai i LDK-së Arbër Ismajli i ka 34.34 për qind apo 14 mijë e 761 vota.
