Në QNR është duke vazhduar numërimi i votave me postë. Tashmë janë numëruar mbi 26 %, dhe sipas votave të evidentuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 67.72 % apo mbi 3 mijë e 400 vota.
LDK është e dyta me afër 1 mijë vota, e ndjekur nga AAK që ka rreth 350 vota.
