Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 23:44
Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra

Diplomatja shqiptare Edit Harxhi ka folur të mërkurën në Euronews Albania për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.

Harxhi u ndal te origjina e presidentes së re, duke treguar për lidhjet e familjes së saj me Shkodrën dhe Prizrenin.

“E fundit që për mua ka rëndësi është që ajo është me origjinë nga Shqipëria. Zonja Shiroka është me origjinë nga Shkodra, ata janë katolikë të Shkodrës të cilët kanë jetuar në Prizren në lagjen e katolikëve. Babai i saj ka qenë argjendari i filigranit në Kosovë Simon Shiroka. Ajo ka qenë e martuar nga familja Pula, është një familje e njohur nga Gjakova. Babai i saj ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm te ajo. Për mua është shumë e bukur që është katolike”, tha ish-Zëvendësministre e Jashtme nga PD-ja, Edit Harxhi.

Tutje, ajo argumentoi se Kosova kishte nevojë për një profil të ri në krye të shtetit, ndërsa e cilësoi si pozitive faktin që presidentja e re, Justina Shiroka-Pula, vjen nga fusha akademike dhe ka drejtuar Akademinë e Shkencave.

“Unë nuk jam dakord që emri i saj ka ardhur si surprizë. Unë e dija që përpara katër muajsh. Absolutisht, është propozuar nga PDK-ja në tryezën me Albin Kurtin si presidente konsensuale. Mbrëmë ndoshta ishte surprizë, por s’ka qenë surprizë për shumë njerëz në Kosovë, pasi është lakuar si emër. Por në atë kohë, kur u propozua, zoti Kurti kishte plan të bënte koalicion me LDK-në dhe nuk kishte interes të bënte marrëveshje me PDK-në. Tani, kur e pa që LDK-ja ishte e përçarë, bëri këtë lëvizje. Për mua, humbësi i madh në Kosovë e ka emrin LDK. Ka humbur një shans shumë të madh që mund të ishte në tryezë. Është vendosur një figurë që jo vetëm vjen nga fusha akademike, por nuk ishte pjesë e lojërave politike në Kosovë. Ishte jashtë teatrit politik, lojës politike, dhe ky është një ogur i mirë për Kosovën. Argumenti që do të duhej një president që të ishte ish-luftëtar i UÇK-së do t’i takonte Ramush Haradinajt, por mendoj që është më mirë që Kosova të fillonte me një profil të ri. Ajo çfarë ka fituar ka qenë se i ka dhënë fund çmendurisë politike të dy viteve, me zgjedhje të pafundme që nuk zgjidhin asgjë. Ndërkohë, Kosova kërkon stabilitetin që i ka munguar këto dy vite, por ama të paktën demokracia nuk i mungon. Pavarësisht figurës autoritare të Albin Kurtit, pavarësisht si e shohin, përsëri Kosova bën zgjedhje dhe rezultati del brenda dy orësh. Madje arrin dhe zgjedh për president një figurë që është akademike, kryetare e Akademisë së Shkencave. Më mirë për Kosovën të prezantohet kudo në botë me një kryetare të Akademisë së Shkencave, shkencëtare, ish-deputete. S’ka rëndësi e cilës partie; aq më mirë që ajo ka qenë deputete nga partia e Hashim Thaçit. Albin Kurti ka qenë një lojtar shumë i mirë deri në momentet e fundit”, tha ajo.

origjinëdiplomatjashqiptare

Të ngjashme

“Hajde halla e madhe”, Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare – pamjet bëhen virale

“Hajde halla e madhe”, Bebe Rexha këndon këngën simbol të dasmave shqiptare – pamjet bëhen virale

21:42
Çfarë “rakete” nga Asllani, Kombëtarja Shqiptare në epërsi

Çfarë “rakete” nga Asllani, Kombëtarja Shqiptare në epërsi

21:04

Më shumë nga Lajme

  • 23:34E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje
  • 23:24Çun Lajçi uron presidenten, ka një mesazh për të