Një person është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar një polic në Prishtinë.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Toni Bler, Prishtinë / 10.01.2026 – 10:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për mos zbatim të urdhrave të zyrtarit policor, i njëjti në stacion policor ka sulmuar zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari i lënduar ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
