Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk është i shitshëm”, reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

GD
Gazeta Demos28 korrik 2025 në 08:38
“Nuk është i shitshëm”, reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

Pasi Kryesia e PDK-së nuk e rikandidoi edhe për një mandat për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ka reaguar gruaja e këtij të fundit, Shemsije Lladrovci.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkëshorti i saj nuk është “produkt i pazareve politike” dhe nuk është i shitshëm.

“Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm. Nuk është i shitshëm. Nuk u përkulet atyre që duan t’i lyejnë historinë tonë me bojë të huaj. Ai i mbetet besnik vetëm një flamuri , dhe një ideali, lirisë së pastër për Kosovën dhe kombin shqiptar”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i saj i plotë:

Ramiz Lladrovci ,dëshmi e gjallë se atdhedashuria nuk është fjalë, por gjak, qëndresë dhe burrëri!

Ka njerëz që flasin për Atdheun, por Ramiz Lladrovci është prej atyre që ka jetuar dhe jeton për të. Ai nuk ka pasur nevojë të bërtasë për t’u dëgjuar, sepse veprat e tij flasin vetë, në ilegale, në luftë, në diplomaci, në politikë e në udhëheqje.

Ata që i dolën kundër, e dijnë mirë se Ramiz Lladrovci nuk është produkt i pazareve politike, por i sakrificës së vërtetë. Ai është vëllai i dëshmorit Femi Lladrovci, një emër që e mban peshën e gjakut të derdhur për këtë tokë. Dhe këtë peshë nuk mund ta mbajnë as ata që i dalin kundër sot, nga kolltuqet e rehatshme, e as ata që flasin për kombin vetëm kur u duhet për votë, dhe për ineresa përsonale.

Koha e ka vërtetuar, Ramiz Lladrovci ka qenë aty kur është dashur burrëri, jo thjesht zë. Ka qëndruar në vijën e parë, në ditët më të errëta të popullit tonë, dhe ka folur e vepruar me dinjitet dhe trimëri kur të tjerët kanë zgjedhur heshtjen ose servilizmin.

Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm. Nuk është i shitshëm. Nuk u përkulet atyre që duan t’i lyejnë historinë tonë me bojë të huaj. Ai i mbetet besnik vetëm një flamuri , dhe një ideali, lirisë së pastër për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ramiz Lladrovci është ballëlartë për gjithqka që ka bërë për vendin e tij. Ai është vetë përgjigja. Dhe historia do të jetë gjithmonë në anën e atyre që kanë dhënë, jo të atyre që vetëm kanë marrë. Ai është një shembull për brezat që vijnë, se si ndërtohet një jetë me dinjitet dhe përkushtim ndaj kombit.

Përherë krenare dhe ballëlartë krah teje burrë!

Më shumë nga Lajme

  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet
  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë
  • 12:17Haradinaj nderon dëshmorët e Gllogjanit e Hereqit, sakrifica e tyre është themeli i lirisë
  • 11:43Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik
  • 11:25MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd: Qëndrojmë fort para sovranitetit të saj