Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Nuk është gropë septike”, profesori serb: Vuçiqi s’mund ta “zhvendosë” Ibrin, do të duhej të rrënoheshin kodra e male

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 12:19
“Nuk është gropë septike”, profesori serb: Vuçiqi s’mund ta “zhvendosë” Ibrin, do të duhej të rrënoheshin kodra e male

Profesori në pension i hidroteknikës dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Despotoviq i ka cilësuar deklaratat e Vuçiqit si të parealizueshme dhe ka thënë se ndryshimi i rrjedhës së lumit nuk mund të bëhet për një kohë të shkurtër.

“Është somnambulizëm, nuk ka lidhje me asgjë për dy arsye. Së pari, është e pamundur të realizohet për një kohë të shkurtër, pa rrënuar kodra dhe male. Së dyti, kjo thjesht nuk mund të bëhet, këtë duhet ta miratojë Evropa”, ka deklaruar Despotoviq për FoNet, transmeton N1.

Sipas tij, për një projekt të tillë do të nevojiteshin studime dhe projekte shumëvjeçare, si dhe miratime nga institucionet përkatëse ndërkombëtare, përfshirë Komisionin e Danubit me seli në Vjenë.

“Epo, nuk është kjo një gropë septike pas shtëpisë. Kjo është vërtet e papranueshme. Ekzistojnë marrëveshje evropiane që i kemi për burimet ujore në Serbi dhe që lidhen me të gjitha vendet fqinje. Ne as me Drinin nuk mund të bëjmë asgjë vetë”, ka thënë ai.

Despotoviq ka theksuar gjithashtu se Ibëri është lumë ndërkombëtar, pasi buron në territorin e Malit të Zi.

“Ekziston direktiva evropiane për ujërat. Ibëri tani është lumë ndërkombëtar. Tani ai dëshiron të thotë se Ibëri është lumi ynë dhe se mund të bëjmë çfarë të duam. Kjo nuk ka lidhje me realitetin. Duhet të pajtohen edhe malazezët”, ka deklaruar Despotoviq.

Reagimi i tij vjen pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e saj, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ai e cilësoi si trajtim të serbëve nga autoritetet në Prishtinë. /Dukagjini

despotoviqgropëseptike

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Tre vjet nga Banjska, Tirana rikthen në vëmendje kërkesën për drejtësi
  • 18:02Gazetari nga Irlanda: E dimë historinë e Kosovës si shtet dhe sakrificat e popullit
  • 17:54Rama nesër fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, detaje nga agjenda
  • 17:53Trevjetori i Banjskës, NATO: Përgjegjësit të nxjerrën para drejtësisë
  • 17:53Ramadani në vendin ku ra Afrim Bunjaku: Përgjegjësit dhe urdhërdhënësit e sulmit do të ballafaqohen me drejtësinë