Në një nga periudhat më të ndjeshme për historinë e vendit, vëmendja është kthyer jo vetëm te proceset gjyqësore në Hagë, por edhe te gratë që po përballen me këtë sfidë larg syrit të publikut. Ato janë bashkëshorte, nëna dhe shtylla të familjeve të tyre, që çdo ditë përballen me mungesën dhe me peshën emocionale të situatës.
Bashkeshortja e Hashim Thaqit, zonja Lumnije Thaçi
Lumnije Thaçi ka zgjedhur të qëndrojë larg ekspozimit të tepruar mediatik, por çdo dalje e saj është përcjellë me vëmendje të madhe. Ajo është parë shpesh në udhëtimet drejt Hagës për vizita, duke ruajtur një profil dinjitoz dhe duke treguar se është një grua dhe nënë e fortë që ruan dhe kujdeset jashtëzakonisht shumë për familjen e saj.
Sevdije Krasniqi-bashkëshortja e Jakup Krasniqi
Sevdije Krasniqi është bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe një nga gratë që po përballet me sfidën e proceseve gjyqësore në Hagë. Ajo ka zgjedhur të ruajë një profil të qetë, duke qëndruar larg zhurmës mediatike, por gjithmonë pranë familjes së saj. Në daljet e rralla publike, është shfaqur e përmbajtur dhe e vendosur, duke reflektuar forcë dhe qëndrueshmëri në një periudhë të ndjeshme. Kujtojmë që ajo është një nga noteret më të njohura në vend, shkruan Kosovarja.
Shqipe Selimi – bashkëshortja e Rexhep Selimi
