Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se prezenca e njësisë speciale në Skenderaj, me armë të gjata dhe pa dhënë shpjegime, ka qenë provokim i rëndë për emocionet dhe traumën e qytetarëve të Drenicës.
Ajo ka thënë se në asnjë formë nuk po i krahason pjesëtarët e policisë së Kosovës me askënd.
“prezenca e NJSO-së me maska e armë të gjata pa dhënë shpjegim e arsye, ishte diçka e cila provokonte rëndë emocionet dhe traumën e qytetarëve të Drenicës, pamje të cilat menduan se i kishin lënë përgjithmonë në vitin 1999. Kur e them këtë nuk dua që në asnjë mënyrë t’i krahasoj djemtë e Kosovës me paramilitarët”, ka thënë ajo në FRONTAL të T7.
