Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” rikthehet në prodhim

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 17:27
Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” rikthehet në prodhim

Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer me sukses në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik rreth orës 10:00 të mëngjesit, ka njoftuar sot Korporata Energjetike e Kosovës. KEK tha se pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 dhe realizimit me sukses të aktiviteteve të tjera teknike, njësia është rikthyer në prodhim falë “angazhimit të jashtëzakonshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të punonjësve dhe stafit teknik të TC Kosova A, të cilët punuan pa ndërprerje për rikthimin e saj në operim në kohë rekord”.

“Aktualisht, njësia operon në gjendje stabile, ndërsa kapacitetet e saj prodhuese tashmë janë nominuar në sistem, duke forcuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin e sistemit energjetik të vendit. Ky sukses dëshmon edhe një herë ekspertizën, përvojën dhe gatishmërinë e ekipeve profesionale të KEK-ut për të adresuar me efikasitet sfidat operative dhe për të garantuar funksionim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kapaciteteve gjeneruese të Korporatës”.

Paralelisht me operimet e përditshme, KEK tha se po vazhdon “me sukses zbatimin e programit më të madh investiv në sektorin energjetik në katër dekadat e fundit, me projekte strategjike në vlerë prej qindra milionë eurosh”.

“Këto investime përfshijnë modernizimin e njësive B1 dhe B2 në TC Kosova B, avancimin e procedurave për fillimin e projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të thellë të njësisë A3 në TC Kosova A, si dhe zhvillimin e projektit të parkut solar me kapacitet prej 100 MË. Përmes këtyre investimeve, KEK po ndërton kapacitete më moderne, më efikase dhe më të qëndrueshme, duke forcuar sigurinë energjetike të Kosovës dhe duke krijuar bazat për një të ardhme energjetike më të gjelbër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për qytetarët”.

termocentral

Më shumë nga Lajme

  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje