Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Njëra në burg e tjera arrest shtëpie: Ndryshohen masat e sigurisë për vajzat që rrahën të miturën në Fier

GD
Gazeta Demos10 korrik 2026 në 13:51
Njëra në burg e tjera arrest shtëpie: Ndryshohen masat e sigurisë për vajzat që rrahën të miturën në Fier

Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, rast i cili mori vëmendje të gjerë publike dhe solli reagimin e institucioneve.

Për 19-vjeçaren gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, një tjetër e dyshuar, 15 vjeçe, është lënë në “arrest shtëpie”, raporton Euronews.al .

E mitura tjetër e përfshirë në ngjarje është vendosur nën masën e mjekimit të detyruar, pasi gjatë hetimeve rezultoi se kishte probleme të shëndetit mendor, pas dhunimit të pretenduar edhe ndaj nënës së saj.

Rasti u bë publik pas përhapjes së pamjeve dhe reagimeve në rrjetet sociale. Sipas familjes së 17-vjeçares, vajza u dërgua fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit me shenja të dukshme dhune dhe hematoma në trup. Familjarët kanë ngritur pretendimin se institucioni shëndetësor nuk ka bërë njoftimin e menjëhershëm të organeve ligjzbatuese.

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Pas takimit me Abdixhikun deklarohet Kurti
  • 17:28Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë të Shqipërisë, digjen disa automjete
  • 17:21Sorensen: Takim Kurti-Vuçiq vetëm kur të jenë gati për rezultate konkrete
  • 16:55KRM “Pastrimi” reagon pas shpalljes së gjendjes emergjente në Podujevë: Kriza është krijuar ndër vite, jo brenda natës
  • 16:52Shtetasi i huaj deshi të investojë 500 mijë euro, arrestohet kosovari për keqpërdorim të tyre