Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt” – Lladrovci kritikon partitë politike

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 20:06
“Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt” – Lladrovci kritikon partitë politike

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me anë të një postimi ka reaguar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lladrovci në postimin e tij kritikoi partitë politike që ia humbën Kosovës një vit me bllokadën e shkaktuar.

Ai kritikoi edhe partinë e tij, PDK-në që i ka kontribuar kësaj situate.

“E morën vesh të gjithë se kaloi një “vit i mbrapshtë” për Kosovën, viti më i rëndë pas Pavarësisë tonë. Kontributi për këtë “politikë”, nuk mund t’i hiqet opozitës e as PDK-së, sepse, mund të bënte veprime politike shumë më të mënçura.”, tha Lladrovci ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

E morën vesh të gjithë se kaloi një “vit i mbrapshtë” për Kosovën, viti më i rëndë pas Pavarësisë tonë. Kontributi për këtë “politikë”, nuk mund t’i hiqet opozitës e as PDK-së, sepse, mund të bënte veprime politike shumë më të mënçura. Megjithëse një kandidaturë nuk kaloi për një vit, tashmë, u votua Albulena, e njëjta kandidaturë pas një viti të humbur, çka tash? Gjeneralët pas luftës nuk kanë lavdi, as gjykimi pas ngjarjeve, por, seanca konstituive e përbërjes së 10-të kuvendore, duhet të jetë mësim për egoistët e profiterët politikë. Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt. Uroj që Kryeparlamentarja t’i mbaj fjalët për heronjtë tanë të luftës e paqes, ndërsa PDK uroj të mbaj shënim e të mos i përsëris gabimet për të cilat populli thotë “për inati të resë më vdektë djali”. Presim lirimin nga akuzat absurde të heronjve tanë të luftës dhe paqes, vizioni i PDK-së si konstantë e shtetit dhe Kosova do të marrin energji të reja dhe qartësi për sot e për nesër!

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 09:51Rama: Teatri dhe Muzeu Kombëtar 5 vjet të mbyllur, tash propozojnë Operën pa koordinim me Kryeqytetin
  • 09:31Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
  • 09:30Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 09:23Kapet i dyshuari në Kamenicë, mori 3 mijë e 600 euro me premtimin për viza pune në Gjermani
  • 09:18Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta