Një pjesë e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në hapësirat pranë Kuvendit të Kosovës, në kohën kur jashtë objektit po zhvillohet protestë.
Situata pranë Kuvendit është tensionuar, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë krijuar kordone përreth deputetëve dhe në pjesë të ndryshme të zonës.
Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës, pas së cilës turma është shpërndarë dhe një pjesë e protestuesve janë larguar me vrap nga zona.



