Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Një në katër të rinj përdor produkte duhani në Kosovë

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 09:41
​Një në katër të rinj përdor produkte duhani në Kosovë

Me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan, Aleanca për të Ardhmen Pa Duhan e Nikotinë ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës tek fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe shoqëria.

Sipas të dhënave të Anketës Globale për Përdorimin e Duhanit te të Rinjtë (GYTS 2025), 23.5 për qind e nxënësve të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin aktualisht produkte duhani, ndërsa 11.2 për qind konsumojnë cigare.

Aleanca vlerëson se trendi paraqet një rritje shqetësuese krahasuar me vitet e mëparshme, duke theksuar se ndikim të veçantë në këtë situatë kanë cigaret elektronike (vape) dhe produktet e reja të nikotinës, të cilat po bëhen gjithnjë e më të përhapura tek grupmoshat e reja.

Në reagimin e saj, Aleanca ka kërkuar masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve nga ekspozimi dhe qasja në këto produkte. Ndër kërkesat kryesore janë ndalimi i shitjes së cigareve, vape-ve dhe produkteve të nikotinës në afërsi të shkollave, forcimi i zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe zhvillimi i programeve të vazhdueshme edukative në institucionet arsimore.

Sipas Aleancës, parandalimi i varësisë nga nikotina në moshë të hershme duhet të jetë prioritet i politikave publike, duke pasur parasysh pasojat afatgjata që sjell përdorimi i këtyre produkteve në shëndetin e të rinjve./KP

Më shumë nga Lajme

  • 12:44“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
  • 12:41Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
  • 12:39NATO vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së
  • 12:17Kritikat për inflacionin, Murati: Është problem, shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit
  • 11:33Tre shoferë kapen në shkelje të rënda në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro