Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Kërkesa e Prokurorisë është aprovuar nga gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, e cila ka vendosur që paraburgimi të zgjasë nga 25 tetori, në orën 20:00, deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve nga pranimi i tij. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.