Familja Maraj ka kërkuar ndihmë financiare për djalin e tyre, Blerondin, i cili vuan nga epilepsia e rëndë (refraktare).
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ka të vendosur edhe aparatin VNS, i cili ndihmon në kontrollimin e krizave epileptike.

Mjekët kanë rekomanduar që Blerondi të dërgohet sa më shpejt në Turqi, për kontroll të specializuar, verifikimin e funksionimit të aparatit VNS dhe vazhdimin e trajtimit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, familja ka nevojë për ndihmën e njerëzve vullnetmirë për t'i përballuar shpenzimet e trajtimit dhe udhëtimit.




