Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj shtetasit serb për krime lufte në Zhegër të Gjilanit

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 15:16
Një muaj paraburgim ndaj shtetasit serb për krime lufte në Zhegër të Gjilanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë me inicialet D.N. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i dyshuari ka kryer krime luftë në Zhegër të Gjilanit ndaj familjeve Hyseni dhe Shabani.

Gjykata thekson se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.N. në cilësinë e komandantit të nënstacionit policor në Zhegër, nuk kishte ndërmarr asnjë veprim, që të parandalojë apo ndëshkojë kryerësit e krimeve të kryera ndaj popullsisë civile të atij fshati nga forcat serbe dhe paramilitarët serb, të kryera me datë 30.04.1999 nga i pandehuri S.A ku janë vrarë 13 anëtarë të familjes Hyseni dhe Shabani në shtëpinë e familjes Hyseni.

“Edhe pse ishte lajmëruar përmes një letre nga të dëmtuarit D.H. dhe I.H., i pandehuri ka qenë i detyruar të ndërmarrë veprime brenda kompetencave të tij, si komandant i atij nënstacioni, i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes pa ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të parandaluar, ndaluar ose për ti paraqitur rastet për hetim apo procedim penal dhe në këtë mënyrë është pajtuar me shkaktimin e pasojës së dëmshme, e këto veprime inkriminuese vërtetohen edhe me deklaratat e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, nga të cilat dëshmi vërtetohet edhe fakti se i pandehuri D.N. ishte komandant i nënstacionit policor në Zhegër, në kohën e kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

Gjykata vlerësoi se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë dhe komplekse, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Poashtu, gjykata konstatojë se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.N. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se është shtetas i Serbisë, dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale.

Më shumë nga Lajme

  • 18:55Tragjedia në Shëngjin, zbulohet emri i personit të vdekur dhe atij që mbeti i lënduar – u prenë nga helika e gomones
  • 18:48Tekstet mësimore, MASh del me njoftim
  • 18:32Armë dhe varreza masive në Zubin Potok, Kosova kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë
  • 18:21“Veprime emergjente”, Rizvanolli kërkon hetim administrativ për vdekjen e punëtorit të KEK-ut
  • 18:21Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje nga tragjedia në Shëngjin