Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një javë nga njoftimi, por ende pa aktgjykim të plotë – Kuvendi i pa konstituuar në pritje të Kushtetueses

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 19:45
Një javë nga njoftimi, por ende pa aktgjykim të plotë – Kuvendi i pa konstituuar në pritje të Kushtetueses

Sot janë bërë një javë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për bllokadën e krijuar në parlament. Kuvendi s’është konstituuar, deputetët të votojnë dhe, ata kanë kohë edhe 12 ditë që ta konstituojnë parlamentin, urdhëroi gjykata në vendimin e 30 shtatorit. Megjithatë, afati 12 ditor ende s’ka filluar të qarkullojë, meqë një gjë e tillë bëhet e mundur vetëm pasi të publikohet aktgjykimi i plotë në Gazetën Zyrtare.

Për këtë të fundit, Kushtetuesja s’është e ngarkuar me kurrfarë afati kohor brenda të cilit ajo detyrohet që ta bëjë publikimin e vendimit. Të paktën kështu theksojnë njohësit e fushës. Në deklarime të ndryshme prej tyre është thënë se kur bëhet fjalë për periudhën kohor ‘‘në mes të njoftimit deri tek aktgjykimi nuk ka një afat specifik, se brenda sa ditësh duhet të publikohet’’.

Herën e fundit, më saktësisht në aktgjykimin e dytë lidhur me situatën e njëjtë, atë të 8 gushtit, Kushtetuesja mori plotë 10 ditë për ta publikuar të plotë vendimin e saj. I njëjti bëri të mundur fillimin e konstituimit të parlamentit, duke pasur parasysh se tashmë janë zgjedhur kryetari dhe katër nënkryetar. Por, jo edhe i pesti, ai nga radhët e Listës Srpska.

Përveç që akoma nuk dihet data se kur bëhet publikimi i vendimit në fjalë, ajo çfarë po ashtu nuk dihet është se a do të arrijë aktgjykimi i tretë i Kushtetueses që më në fund të zhbllokojë ngërçin politik që ka kapluar vendin tash e sa muaj.

Për këtë, gjatë këtyre ditëve, deklarata të ndryshme janë dhënë se duhet pritet aktgjykimi i plotë për të parë rrugën përpara.

Një prej tyre është edhe i pari i NISMA’s, deputeti Fatmir Limaj. “Duhet të shohim aktgjykimin e plotë për të parë se çfarë ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese dhe çfarë udhëzimesh ka dhënë. A do të shkojë në përsëritje votimi i pakos së nënkryetarëve për komunitete?”, ka deklaruar ai pak ditë më parë.

Ky skepticizëm qëndron në atë se si pritet të zgjidhet pikërisht nënkryetari i fundit, që u takon komunitetit jo shumicë serb. Kjo duke pasur parasysh se secili nga deputetët në fjalë, tashmë kanë shfrytëzuar nominimin prej tri herësh për pozitën e nënkryetarit, duke u bazuar në vendimin e dytë të Kushtetueses. Përveç kësaj, mundësitë për një tjetër zgjidhje të situatës janë rritur, atë përmes zgjedhjeve të reja. Zërat për këto të fundit sa vijnë e shtohen.

Një ndër të fundit që dha komentet e tij për këtë aspekt është ministri në detyrë, për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Ky i fundit në një prononcim të tij ditë më parë tha se ai mendon që ‘’80% është e sigurt që do të shkojmë në zgjedhje”.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike
  • 22:14Tahiri: Kurti synon zgjedhjet më 27 dhjetor, shtyrja e konstituimit i shërben skenarit të tij politik