Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Një heroinë e panjohur” – Buzhala tregon historinë tronditëse të nënës Kumri: I vranë para syve 7 vëllezër dhe djalin

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 17:07
“Një heroinë e panjohur” – Buzhala tregon historinë tronditëse të nënës Kumri: I vranë para syve 7 vëllezër dhe djalin

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar për historinë e rrallë dhe të dhimbshme të nënës Kumri, një gruaje që përjetoi një nga goditjet më të rënda gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke humbur shtatë vëllezër dhe djalin e saj para syve.

Përmes një postimi në Facebook , Buzhala e ka cilësuar atë si një “heroinë të panjohur”. Para 28 vjetëve, ai shkroi se si forcat serbe vranë në prani të saj shtatë vëllezërit: Isën, Shabanin, Milaimin, Abedinin, Hysenin, Arbenin dhe Hysnin, si dhe djalin e saj, Nazmi Gashin.

Siç tregon ai, shtatë vëllezërit u vranë duke bërë rezistencë në shtëpinë e tyre në fshatin Shushicë të Istogut, ndërsa nipi i tyre Nazmiu kishte ardhur nga Vojniku për të luftuar krah dajave.

“Nuk ka në Kosovë edhe një rast të dytë ku kaq shumë nipa e daje janë vra, e ku kaq shumë nipa e daje kanë luftu,” ka shkruar Buzhala.

Ai shkroi se nëna Kumri ka ende të gjallë pesë djem dhe dy vëllezër të tjerë, ku shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur nga lufta ose gëzojnë statusin e veteranit të UÇK-së.

Përveç nderimit të kësaj sakrifice, Buzhala ka kritikuar mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kësaj nëne, duke theksuar se përfaqësuesit e qeverisë nuk e kanë vizituar asnjëherë.

“Prej personaliteteve publike, i vetmi që shkon me vizitu e me ngushllu këtë loke që e ka pa tmerrin me sy është Sami Lushtaku. Qeveria kurrë,” shkroi ai.

“Nëse historia e Kosovës kish pas fytyrë, e kish pasë fytyrën e trembun të nanës Kumrije", përfundoi ai.

buzhalakumrivranë

Më shumë nga Lajme

  • 17:49Hoxha konfirmon se nuk e varrosi gruan në Tetovë me flamur kombëtar: Jam parimor – s’lejoj asnjë lloj flamuri, as atë me dua
  • 17:48Guerot: Sulmi në Banjskë, momenti më sfidues gjatë mandatit tim
  • 17:44Të rinjtë e PDK-së rrethojnë Qeverinë me shirit rrezikshmërie: Kurti po e rrezikon demokracinë
  • 17:38Shifra alarmante – Mbi 12 mijë aksidente për shtatë muaj
  • 17:13Totaj për bisedimet Kurti-Abdixhiku: Atij njeriu nuk i besohet, nuk i dihet çka i bie në mendje