Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Një fëmijë goditet nga vetura, dërgohet në QKUK për tretman mjekësor

GD
Gazeta Demos28 janar 2026 në 20:23
Një fëmijë goditet nga vetura, dërgohet në QKUK për tretman mjekësor

Një veturë ka goditur një fëmijë mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, konkretisht në fshatin Zhabar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai bëri të ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin,” ka deklaruar Zahiti.

Pas lëndimeve të marra, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, ka njoftuar se pacienti është pranuar në Shërbimin Emergjent në ora 18:07.

Pas ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë edhe tomografinë e kokës, mjekët kanë vendosur që fëmija të referohet për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Ju konfirmojmë se në ora 18:07, si pasojë e një aksidenti, në Shërbimin Emergjent ndihma mjekësore emergjente i është dhënë një fëmije të lindur në vitin 2018. Pas ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar (CT e kokës), është referuar për në QKUK, tek specialistët e neurokirurgjisë. Për momentin është jashtë rrezikut për jetë, por nën monitorim deri në përcjellje për QKUK,” thuhet në konfirmimin e Fazliut për “Jepi zë”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 18:46Jakup Krasniqi është në gjendje të mirë, e konfirmon Bilall Sherifi
  • 18:41Një i vrarë dhe 4 të plagosur në Paris
  • 17:58Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite edhe ndryshimet në Ligjin për Buxhetin 2026
  • 17:40Avokati thotë se Gani Geci ka pranuar fajësinë, thotë se iu bë çelës për hapjen e derës së burgut – ka kritika ndaj Prokurorisë
  • 17:39Presidentja Shiroka Pula takohet me homologun hungarez, kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin e Kosovës në BE