Takimi shumëpalësh mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderëve evropianë, sapo ka filluar në Shtëpinë e Bardhë. Paraprakisht, Trump zhvilloi takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ky takim do të jetë i mbyllur për media. Siç raporton CNN, liderët evropianë pritet t’i kërkojnë Trumpit që të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Putinit për të shmangur konfliktet e ardhshme.
Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.
“Do t’jua bëjmë të ditur, ndoshta më vonë sot,” tha Trump.
Qasja e tij e hapur ndaj pranisë së mundshme të trupave amerikane në Ukrainë mund të shënojë një ndryshim të madh, pasi Ukraina i konsideron garancitë e sigurisë si thelbësore për çdo marrëveshje paqeje me Rusinë.