Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka njoftuar se ka filluar monitorimin e tregut të karburanteve në Kosovë, duke përfshirë tregtimin me shumicë dhe pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e naftës dhe benzinës në pikat e shitjes.
Në njoftimi, thuhet se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tregtimin e karburanteve janë aktualisht nën monitorim.
Sipas tyre, përmes këtij procesi synohet të sigurohet mbrojtje nga marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg.
“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve, që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut apo kufizimin e konkurrencës, përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në njoftimin në Facebook.


