Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit me numër 23, Besnik Krasniqi ka njoftuar se që nga sot kanë nisur mobilizimin për zgjedhje.
“Sonte nisëm mobilizimin. Strukturat e Aleancës – dega Prizren,hodhën hapin e parë në rrugëtimin tonë të përbashkët: krah jush, krah Kosovës, krah liderit Ramush Haradinaj.
Pa zhurmë të kotë. Me punë, disiplinë dhe besim. Rruga është e qartë, qëllimi i ditur, vullneti i fortë”, thuhet në njoftim.
