Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ngrohja globale: Gjenden për herë të parë mushkonja në Islandë

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 18:38
Ngrohja globale: Gjenden për herë të parë mushkonja në Islandë

Mushkonja janë gjetur për herë të parë në Islandë, në kohën kur ngrohja globale po e bën shtetin ishullor më të përshtatshëm për jetën e insekteve.

Islanda deri këtë muaj ishte ndër vendet e pakta në botë ku nuk kishte popullsi mushkonjash. Vendi tjetër është Antarktiku, raporton gazeta “The Guardian”.

Shkencëtarët qe një kohë kishin parashikuar se mushkonjat mund ta gjenin veten në Islandë, pasi atje ka shumë habitate për shumim si kënetat dhe pellgjet. Sidoqoftë, shumë lloje të mushkonjave nuk do të mund t’i mbijetojnë klimës së ashpër.

Megjithatë, Islanda është duke u ngrohur me ritëm katër herë më të shpejtë se pjesa tjetër e Hemisferës Veriore. Akullnajat kanë qenë duke u shkrirë dhe peshq të ujërave më të ngrohta e klimave më jugore janë gjetur në ujërat islandeze.

Përderisa planeti po ngrohet, më shumë lloje mushkonjash janë gjetur në mbarë globin. Në Britani, vezë të mushkonjës egjiptiane u gjetën këtë vit, ndërsa mushkonja tigër aziatike është zbuluar në Kent. Këto specie mund të përhapin sëmundje tropikale si virusi Zika.

Matthias Alfredsson, entomolog në Institutin e Shkencave Natyrore të Islandës, i konfirmoi të gjeturat atje. Ai i identifikoi vetë insektet që i ishin dërguar nga një shkencëtar.

mushkanja

Më shumë nga Lajme

  • 09:51Rama: Teatri dhe Muzeu Kombëtar 5 vjet të mbyllur, tash propozojnë Operën pa koordinim me Kryeqytetin
  • 09:31Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
  • 09:30Mungesa e kuorumit shtyn mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 09:23Kapet i dyshuari në Kamenicë, mori 3 mijë e 600 euro me premtimin për viza pune në Gjermani
  • 09:18Hoxhaj rrëfen rrugëtimin me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitet e 90-ta