Kandidati për kryetar të Shtimes, Kastriot Shabani, ka marrë pjesë në edicionin e 6-të të festës së vjeshtës “Një pije në mes të luleve”, e organizuar nga Agrocoop.

“Sot pata kënaqësinë të jem në Agrocoop, ku për të 6-tin vit me radhë po organizohet festa e luleve të vjeshtës ‘Një pije në mes të luleve’. Atmosferë e mrekullueshme, ngjyra të pafundme dhe shumë buzëqeshje mes luleve të Krizantemës që e kthejnë Shtimen në një kopsht të vërtetë! Faleminderit Agrocoop për këtë traditë të bukur që e bën qytetin tonë më të gjallë dhe më të gjelbër,” ka shkruar Shabani.

Kjo festë tashmë është bërë një traditë e dashur për qytetarët, duke e shndërruar Shtimen në një vendplot ngjyra dhe energji pozitive në stinën e vjeshtës.