Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga dega e Prizrenit kanë vijuar intensivisht aktivitetet elektorale, duke u ndalur në pika kyçe të qytetit dhe rrethinës për të shpalosur programin e tyre dhe për t’u dëgjuar zërin e qytetarëve.
Takimi në Shatërvan me Bedri Hamzën
Dita nisi në qendër të qytetit, ku kandidatët për deputetë, të shoqëruar nga kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, qëndruan në Shatërvan. Gjatë kësaj vizite, ata bashkëbiseduan drejtpërdrejt me qytetarët dhe bizneset e zonës, duke u njoftuar nga afër me kërkesat e tyre të përditshme dhe nevojat për investime në infrastrukturë e ekonomi.
Gruaja si forcë lëvizëse e shtetit
Një vëmendje e veçantë gjatë ditës iu kushtua rolit të gruas në shoqëri. Në një takim me gratë e komunës së Prizrenit, kandidatët riafirmuan mbështetjen e tyre për fuqizimin gjinor. Gjatë këtij takimi, kandidati Fetah Paçarizi vlerësoi lart kontributin e tyre, duke deklaruar: “Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm shtylla e familjes, por forca lëvizëse e shtetit!”
