Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nga homazhet te fushata – Kurti te varri i Komandant Kumanovës thërret diasporën për votim

GD
Gazeta Demos25 gusht 2025 në 20:52
Nga homazhet te fushata – Kurti te varri i Komandant Kumanovës thërret diasporën për votim

Shkoi për të bërë homazhe pranë varrit të luftëtarit të UÇK-së, Komandantit Ismet Jashari – Kumanova në përvjetorin e 27-të të rënies së tij heroike, mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe në këso raste gjeti kohë për të folur rreth zgjedhjeve lokale.

Pas nderimeve te varrezat, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ndaloi disa qytetarë, për të mos thënë, krijoi një rreth brenda të cilit u fut vet dhe ua kujtoi garën e 12 tetorit dhe regjistrimin e diasporës.

Klankosova.tv ka siguruar pamje të këtij momenti ku Kurti dëgjohet teksa kërkon nga të pranishmit të regjistrohen në mënyrë që të votojnë, e madje u tregon që mos ta lënë për ditën e fundit.

“Bile nëse dikush ju thotë: “Nuk po regjistroheni se duheni me votu atje”, thu “A ka dikush në familjen tënde që s’un vjen?” Pra që s’mund të vijnë. Sepse në emër të asaj që vijnë tre-katër prej familjes, aty harrojnë që edhe dhjetë të tjerë mbesin pa votu. Secili duhet me votu për veti. Aty nuk ka përfaqësim në votim. Vallahin ka ardhë baba me votu në emër të familjes. S’ është e mundshme. A po kuptoni? Domethënë, duhet secili. Qitu është një keqkuptim i madh.

Thojnë hajt se vij me t’12-in. Po nuk vijnë krejt! Pakica vjen me votu. A neve na vyen sa ma shumë me votu. Besomëni. Edhe në Malishevë, edhe në Lipjan. Në shumicën e Komunave të Kosovës, qitu bohet dallimi. Prandaj insistoni sa më shumë te farefisi e të njofshmit që i keni me u regjistru para të premtes. Bile-bile, nuk o mirë me lanë të premten. Se po bjen sistemi e-Kosova, me mijëra duhen me u regjistru për të njëjtin minutë, edhe s’bohet”, thotë Kurti.

Mbase deputeti i LVV-së për një moment ka harruar se ishte pranë varrezave dhe se para pak çastesh kishte bërë homazhe në nderim të dëshmorëve.

Nga data 23 korrik, kur ka filluar procesi i regjistrimit deri dje, KQZ ka pranuar 26,480 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 21,291, ndërkaq janë refuzuar 5,186.

Afati për regjistrim do të mbyllet këtë të premte, më 29 gusht.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut