Pas më shumë se një dekade, nga “Duaje tënden!” në “Mbylle tënden”, duket se ngjan me një luftë të çoroditur të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj prodhuesve vendorë. Sot kjo u dëshmua me qumështoren Vita!
Me një urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, për inspektime pa paralajmërim, zyrtarët e shtetit iu vërsulën prodhuesit që mban 500 punëtorë.
Kompania e mbylli përkohësisht qumështoren dhe i çoi mesazh të fuqishëm pushtetit të Albin Kurtit, partia e të cilit sa ishte në opozitë u bënte thirrje qytetarëve të blinin produkte të Kosovës dhe institucioneve t’i mbronin e promovonin bizneset vendore.
