Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi pak më herët tha se të premten e kësaj jave ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do t’i takojë krerët e partive politike për përgatitjen e seancës konstituive.
Por, në këtë takim nga PDK dhe AAK s’do të shkojnë liderët e partive.
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, konfirmoi se ajo do të marrë pjesë në këtë takim.
Po ashtu, zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili, tha për Express se partia do të përfaqësohet nga nënkryetari, Besnik Tahiri.
