Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe nesër në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë. Eksperti i kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës së Holandës ka nisur dëshminë e tij mëngjesin e sotëm. Ky është dëshmitari i dytë i ftuar nga ZPS-së në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.
Dëshmitari holandez është dëgjuar pjesërisht në seancë private.
Pas kthimit nga pushimi i drekës, avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon ka kërkuar nga trupi gjykues që ta detyrojë dëshmitarin holandez, Koen Herlaar që të përgjigjet në pyetjet e parashtruara.
Mbrojtja e Thaçit ka reaguar, lidhur me siç tha ajo refuzimin e dëshmitarit për tu përgjigjur në pyetjet për shkak të konfidencialitetit. Sipas saj, ky dëshmitar i ftuar nga ZPS nuk ka dhënë asnjë bazë ligjore për këtë lloj refuzimi.
