Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër shpallet aktgjykimi për Sllavisha Filiqin, i akuzuar për zhdukjen e doktor Hafir Shalës

GD
Gazeta Demos16 korrik 2025 në 16:39
Nesër shpallet aktgjykimi për Sllavisha Filiqin, i akuzuar për zhdukjen e doktor Hafir Shalës

Nesër, në ora 09:15, do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj Sllavisha Filiqit, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, përkatësisht për rastin e zhdukjes së doktorit të njohur Hafir Shalës gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij procesi janë mbajtur disa seanca dëgjimore, ku dëshmitarë të ndryshëm kanë paraqitur rrëfimet e tyre për rrethanat e ngjarjes tragjike.

Së fundmi, në opinion është rihapur debati për një dëshmitar kyç që, sipas familjes Shala, mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Gentrit Shala, djali i mjekut të zhdukur, ka kërkuar publikisht që të dëshmojë Sébastien Gricourt, ish-përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë dhe aktualisht këshilltar politik i Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Gentritit, Gricourt po i shmanget dëshmisë duke u thirrur në imunitetin diplomatik, duke e cilësuar këtë si një pengesë serioze për drejtësinë.

“Kur imuniteti shndërrohet në barrierë për drejtësi, ai humb qëllimin moral për të cilin ekziston,” ka deklaruar ai, duke bërë thirrje që Gricourt të dëshmojë “me guxim qytetar dhe njerëzor”.

Gentriti ka kërkuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të mos shërbejë si mburojë për heshtjen, ndërsa nga kryeministri Kurti të reagojë me përgjegjësi ndaj përfshirjes së këshilltarit të tij në këtë çështje të ndjeshme.

Shpallja e aktgjykimit të 17 korrikut pritet me interes të madh nga opinioni publik dhe, mbi të gjitha, nga familja Shala që prej vitesh kërkon drejtësi për fatin e babait të tyre të zhdukur

gjykata

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht
  • 22:47Shqiptarja 60-vjeçare në Zvicër nuk pret zjarrfikësit, merr kovat dhe shuan zjarrin