Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër përfundon afati për koalicione, më 7 dhjetor dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 15:02
Nesër përfundon afati për koalicione, më 7 dhjetor dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë

Më 30 nëntor do të përfundojnë tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave do të përfundojnë më 30 nëntor, në orën 23:59.

Ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve ka afat deri më 7 dhjetor.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet sipas këtyre afateve kryesore:

Deklarimi i partive politike për mos-pjesëmarrje në zgjedhje: 24–30 nëntor 2025.

Deklarimi për pjesëmarrje përmes koalicioneve: 24–30 nëntor 2025.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike: 24–30 nëntor 2025.

Dorëzimi i listave të kandidatëve: 24 nëntor – 7 dhjetor 2025.

Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim: 8 dhjetor 2025.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Kundërshtimet dhe konfirmimet për listën votuese: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: 26 nëntor – 6 dhjetor 2025.

Certifikimi i listës votuese brenda dhe jashtë vendit: 10 dhjetor 2025.

Votimi përmes postës: 12–27 dhjetor 2025.

Fushata zgjedhore për subjektet e certifikuara: 17 dhjetor – 28 dhjetor 2025, ora 06:59.

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta: 11–21 dhjetor 2025.

Emërimi i Këshillave të Vendvotimeve në Kosovë dhe në përfaqësitë diplomatike: deri më 16 dhjetor 2025.

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve: 5–20 dhjetor 2025.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
  • 15:18Dy senatorët amerikanë Durbin dhe Shaheen të hënën vizitojnë Kosovën
  • 15:17Shtetasi i Kosovës kapet duke transportuar gjarpërinj e zvarranikë tjerë ilegalisht në kufirin RMV-Greqi
  • 15:15Sulmohet nga qentë endacakë imami në Gjilan, pëson lëndime trupore, përgjakje dhe shtypje
  • 15:14Deputeti shqiptar në Gjenevë: Jemi kritikuar ashpër për mbështetjen ndaj UÇK-së