Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër në Tiranë protestohet në mbështetje të palestinezëve

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 23:32
Nesër në Tiranë protestohet në mbështetje të palestinezëve

Aktivistja e njohur për ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, Greta Thunberg, do t’i bashkohet protestës që do të mbahet nesër, më 23 korrik, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të popullit palestinez.

Kjo protestë është organizuar nga Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe Ndërkombëtare “Solidarity Albania”, e cila ka shpërndarë një poster ku thuhet: “Urgjent. Ndaloni urinë. Lejoni ushqimin, lejoni jetën. Protesto me Greta Thunbergun.”.

Në llogarinë zyrtare të kësaj lëvizjeje në Instagram është publikuar një video e Thunbergut, ku ajo bën thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës.

“Gaza ka hyrë në fazën 5 të kequshqyerjes dhe palestinezët po shfrytëzojnë atë pak energji që u ka mbetur për të nxitur botën të ngrihet në këmbë dhe të zgjedhë një anë. Nesër, ne do të ngrihemi së bashku për të kërkuar fundin e okupimit të jashtëligjshëm të Izraelit,” ka deklaruar Thunberg.

Protesta pritet të nisë nga ora 18:00.

Greta Thunberg ka qenë aktive në përkrahje të palestinezëve prej kohësh, duke ngritur zërin për krizën humanitare që po përjetojnë ata, veçanërisht për shkak të mungesës së ushqimit dhe furnizimeve bazë.

Në qershor, ajo ishte nisur me një anije ndihmash humanitare drejt Gazës, por autoritetet izraelite e kishin ndaluar dhe më pas deportuar, gjë që ngjalli reagime në opinionin ndërkombëtar.

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 19:46Kusari-Lila dhe ambasadorët e Kosovës diskutojnë për promovimin e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve
  • 19:44Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
  • 19:26Cakolli-Deharit: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione