Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në vijën e parë të shpëtimit, zjarrfikësit e Gjakovës sfiduan vërshimet

GD
Gazeta Demos1 shkurt 2026 në 22:09
Në vijën e parë të shpëtimit, zjarrfikësit e Gjakovës sfiduan vërshimet

Gjatë përmbytjeve në Gjakovë, Brigada e Zjarrfikësve qëndroi në vijën e parë të shpëtimit, duke evakuuar familje të rrezikuara dhe duke përballuar sfidat e ujit dhe terrenit të panjohur.

Në shiun që s’u ndalë për orë të tëra e rrugët e stërmbushura me ujë, Brigada e Zjarrfikësve të Gjakovës nuk kërkonte strehë.

Në vërshimet e fundit që u përballë vendi nga reshjet e dendura të shiut, zjarrfikësit u vendosën në vijën e parë të shpëtimit duke ndihmuar familje të tëra që mbetën të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Ato rrethana i tregojnë këto pamje, në ditë e natë, zjarrfikësit kishin njëri-tjetrin, varkat dhe shpresën.

“Kam qenë personalisht në fshatin e Gjelbër, kemi evaukuar mbi 30 familje, kam qenë personalisht aty. Ka qenë situatë emocioni, i shifshim anëtarët e familjet. Kati i parë ishte përmbytur tërësisht, familja kishe shkuar në katin e dytë, të kapur në dritare. Të thoshin të gjithë: Hajde te unë, tjetri hajde merrem mu. U dashke me i qetësu me ju thanë që të gjithë do t’i tërheqim. Përpiqeshim familjet me fëmijë t’i evakuonim të parat, ishin në panik, qanin”, ka deklaruar Fitim Agushi, zjarrfikës.

Agushi tregon se profesioni ka ditur ta sfidojë por edhe t’i falë momente të çmueshme.

“E kam pas rastin edhe një të moshuar t’a evakuojë. Fshati i Gjelbërt krejt ujë ka qenë. Të moshuarit janë më të stresuar, kanë frikë. Te fëmijët dhe të moshuarit janë më delikatët në këto raste. Pa e dasht punën nuk mundesh me hy këtë profesion. Duhet me dit se kjo punë ka lloj-lloj sfide. Ka pas raste kur fëmijët na thonin fjalë shumë të mira. Na thonin “Je heroi im”. Kemi pas lavdata shumë. Zjarrfikësit janë gjithmonë në shërbim të popullit në çdo situatë, zjarr, ujë, mbyllje shtëpisë. Gjithkund!”, ka theksuar ai për RTV Dukagjini.

Për sfidat e terrenit e veçanërisht përballjet ndër vite me vërshimet, tregon edhe drejtuesi i kësaj brigade.

“Para se me mbërri tek vendi zakonisht i ndajmë detyrat por Uji është sfida më e madhe se terreni është i panjohshëm se nuk e din terrenin, nuk e din ku duhesh me shkel. Më problematikun e kemi pas këtu te stacioni i autobusëve, shtëpitë kanë qenë të mbuluara katin e parë me ujë. U tutshim po na bjen najsen prej katit të dytë po prapë po them, intervenimi në ujë është më i zorshmi. Kemi pas vërshime edhe para 3-4 viteve po kësaj here i kemi përballuar më lehtë. Ka pasur më pak thirrje për t’iu ndihmuar”, ka deklaruar Xhevdet Brahimaj – Komandant i Zjarrfikësve – Gjakovë.

Reshjet u ndalën e uji nga vërshimet u tërhoq por në vijën e parë të shpëtimit në rast të situatave emergjente, aty mbetet prapë një brigadë zjarrfikësish, që nuk pushon derisa gjithçka, të jetë e sigurt përsëri.

Zjarrfiksit

Më shumë nga Lajme

  • 21:46Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti
  • 21:46Rexhaj: Nuk e di a mundet me u tërheqë lënda në Kushtetuese – s’i bën mirë Kosovës e as atyre që janë në Hagë kjo shtyrje VV-PDK
  • 21:43Christopher Hill pas verdiktit në Hagë: U çudita dhe u zhgënjeva shumë nga dënimi i Thaçit
  • 21:42Haziri në natën e gjashtë të protestës: Ky shesh nuk kërkon ndarje, kërkon bashkim – na ka bashkuar UÇK-ja
  • 21:41“Tërheqja e lëndëve në Kushtetuese” dhe “Projektligji për Specialen”, Bajqinovci i reagon Çitakut: Menjëherë paska nisë me kushtëzime