Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në Drenoc të Malishevës breshëri ka depërtuar edhe në banjo të një shtëpie

GD
Gazeta Demos1 korrik 2026 në 21:46
Në Drenoc të Malishevës breshëri ka depërtuar edhe në banjo të një shtëpie

Stuhia e fuqishme e shoqëruar me breshër, që goditi sot fshatin Drenovc të Malishevës, ka shkaktuar situata të pazakonta dhe dëme materiale.

Pamjet e publikuara nga Meteo Ballkan tregojnë se sasia e madhe e breshrit ka depërtuar edhe brenda një shtëpie, duke mbuluar pothuajse tërësisht dyshemenë e banjës.

Në fotografi shihet se breshri ka arritur deri te ulësja e tualetit, ndërsa hapësira është mbushur me copa akulli, duke dëshmuar intensitetin e jashtëzakonshëm të stuhisë.

Fotografia është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për shkak të skenës së pazakontë të krijuar nga moti ekstrem.

Deri më tani nuk dihet nëse si pasojë e kësaj stuhie janë shkaktuar dëme të tjera materiale në zonë, ndërsa reshjet e dendura të breshrit kanë prekur edhe pjesë të tjera të rajonit.

malisheve

Më shumë nga Lajme

  • 21:07E rëndë: Kështu u lëndua një protestues sot
  • 21:00AGK me thirrje për gazetarët
  • 20:56Lushtaku: Shteti s’është i Kurtit e Sveçlës, dhuna ndaj protestuesve e papranueshme
  • 20:56Nagavci: Ka nxitim për votimin e Ligjit për Specialen dhe tendencë për eskalim
  • 20:55Haziri e quan Sveçlën qyqar: Ai Xhelal që rri ulur në kolltukun e ngritur mbi gjakun e dëshmorëve, na goditi