Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Në Ambasadën Amerikane në Prishtinë prezantohet SideRunner, nis prodhimi i tij në Kosovë

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 18:21
Në Ambasadën Amerikane në Prishtinë prezantohet SideRunner, nis prodhimi i tij në Kosovë

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u prezantua sot zyrtarisht SideRunner, një automjet tokësor pa pilot (UGV) me përdorim të dyfishtë, ndërsa u njoftua fillimi i prodhimit të tij në Kosovë.

Prezantimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve Freedom250, të organizuara nga Ambasada Amerikane në Kosovë me rastin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SideRunner është zhvilluar përmes partneritetit strategjik ndërmjet Stridar Inc. në SHBA dhe Stridar Kosovo LLC, duke kombinuar inovacionin amerikan me kapacitetet inxhinierike dhe prodhuese të Kosovës.

Sipas kompanisë, Kosova do të ketë rol të rëndësishëm në prodhimin dhe eksportin e kësaj platforme drejt tregjeve ndërkombëtare në Evropë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Platforma SideRunner është përmirësuar vazhdimisht mbi bazën e përvojave të përdoruesve ndërkombëtarë dhe është testuar edhe në bashkëpunim me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Automjeti mund të përdoret në fusha të ndryshme, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, operacionet emergjente, kërkim-shpëtimin, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe inspektimet industriale.

Prezenca e këtij prezantimi në Ambasadën Amerikane u cilësua si një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin teknologjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

SHBA

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre
  • 22:40Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty
  • 22:22Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së
  • 22:18Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së