Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.
Sipas këtyre të dhënave, vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës. Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-17:00 të kufizohen nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyera, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.
Parashikimi i plotë i motit për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 31 – 35°C, Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme
E martë