Nëna e 2-vjeçarit shqiptar që u sulmua për vdekje nga një qen pitbull në Greqi ka treguar se si fëmija i saj humbi jetën brenda pak sekondash, ndërsa ishte duke përkëdhelur qenin në kopshtin para shtëpisë së tyre.
Dyvjeçari Leon Dulia u sulmua për vdekje pak pasi ishte kthyer nga pazari me nënën dhe babanë e tij. E ëma tregoi se gjithçka ndodhi “brenda më pak se 30 sekondave” dhe fajësoi zhurmat e gjuetarëve në pyll, fishkëllima dhe të shtëna, që frikësuan pitbullin.
Tragjedia ndodhi në ishullin grek Zakynthos, ku familja jetonte prej disa vitesh dhe familjen, pasi u zhvendos nga Andover, Hampshire.
“Leoni ishte ëndrra e çdo nëne, fëmija më i ëmbël që mund të imagjinoni. Edhe njerëzit që nuk pëlqejnë fëmijët, e adhuronin Leonin. Ai ishte i dashur, i veçantë dhe i donte të gjithë, babanë, mua dhe familjen. Ai ishte një djalë i vogël i bukur, gjithmonë i qeshur, plot gëzim. Adhuronte kafshët tona, macet, kuajt, qentë dhe pitbulli nuk kishte qenë kurrë problem deri atë ditë tragjike”, tregoi nëna për ‘Daily Mail’.
Robbie shpjegoi se qeni ishte shpëtuar nga burri i saj dhe mbahej i lidhur me zinxhir 10 metra në kopsht, pranë pyllit ku po zhvillohej gjuetia.
“Dëgjohej fishkëllima, kishte zhurma armësh. Besoj se kjo e frikësoi qenin”, tha ajo.
Ajo tregoi se brenda çastit që hynë në shtëpi për të sistemuar pazarin, Leoni doli te qeni dhe gjithçka ndodhi menjëherë.
