Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

GD
Gazeta Demos11 janar 2026 në 16:40
Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Policia ka njoftuar se ka ndëshkuar tre shoferë në Ferizaj

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 11.01.2025

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë për shkelje të rënda në komunikacion gjatë datave 8 dhe 9 janar 2025.

Më 08.01.2025, në magjistrale, në Prelez të Muhaxherëve, është ndaluar shoferi K.K. (27 vjeç), i cili drejtonte automjetin pavarësisht masës mbrojtëse të ndalesës. Ndaj tij është shqiptuar gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalesë shtesë prej 6 muajsh.

Më 09.01.2025, në fshatin Babush, është ndaluar shoferi A.G. (31 vjeç) nën ndikimin e alkoolit (0.74‰). Atij i është shqiptuar gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe ndalesë prej 3 muajsh.

Po më 09.01.2025, në rrugën “Cen Dugolli”, është ndaluar shoferi B.I. (18 vjeç), i cili drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe kryente manovra të rrezikshme , duke rrëshqitur gomat me frenë të dorës (majtas-djathtas). Ndaj tij është shqiptuar gjobë 150 euro dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe fton qytetarët për bashkëpunim.

Shkeljet e trafikut mund të raportohen në numrat kujdestarë :192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të gjitha informacionet trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 10:57Sulm ndaj policëve në Vushtrri, dy persona përfundojnë në mbajtje
  • 10:51Si u largua fshehurazi Trump nga Turqia, Washington Post publikon detaje të pazakonta
  • 10:36“Keni zgjedhur rrugën e gabuar”, ish-ministri i shkruan Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën
  • 10:19Ramadani: Bllokada e Kuvendit po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve
  • 10:16Me kallash në dasmë, katër persona arrestohen Malishevë