Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një mësimdhënës të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur në një fshat të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se prindi i nxënëses ka raportuar se mëshimdhënësi e ngacmoi vajzën e tij të enjten. Dyshohet se ai i kishte dërguar nxënëses mesazhe me përmbajtje të papërshtatshme.
