Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ndalohen tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës – Prokuroria jep detaje

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 12:38
Ndalohen tre persona në Ferizaj, dyshohen për keqpërdorim të detyrës – Prokuroria jep detaje

Prokuroria në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndaluar tre persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tre personave, kanë nisur hetimet, dhe se ata janë ndaluar si të dyshuar për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë”, “Falsifikimi i dokumenteve” , dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.

‘’ Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast’’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ferizaj, 28 Prill 2026- Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre (3) personave dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj- është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve në këtë rast, të cilët më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”nga neni 395 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast.

Zyra koordinuese në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë- fillimisht ka kërkuar emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Lidhur me këtë çështje, Prokurori i Shtetit, ka njoftuar të njëjtit për pasojat lidhur me mos zbatimin e kërkesës nga Policia dhe Prokuroria sepse këto paraqesin pengesa në zbatimin e procedurës hetimore.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë
  • 23:20Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme
  • 22:53Musliu kritikon ashpër pozitën: Çka i kanë bërë Kuvendit, të vjen me vjellë
  • 22:35Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë
  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet