Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Gjakovës, ka konstatuar se kishte parregullësi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas njoftimit, për këtë arsye, Inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”.