Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në vendet nordike

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 19:05
NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në vendet nordike

NATO këtë javë do të integrojë vendet e saj nordike nën Komandën e Përbashkët të Forcave në Norfolk të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të përmirësuar sigurinë transatlantike dhe për të forcuar pozicionimin e aleancës në veri, tha komandanti kryesor i NATO-s, Alexus Grynkewich, për gazetarët më 4 dhjetor.

Nën strukturën e re, të gjitha vendet nordike do të jenë nën selinë e vendosur në portin e Norfolkut në Virxhinia të SHBA-së, që është e orientuar në mbrojtjen e Atlantikut të Veriut, në vend të disa shteteve në rajon që mbeten nën komandën e NATO-s në Brunsum të Holandës, që është përgjegjëse për krahun verilindor të aleancës.

Finlanda iu bashkua NATO-s në vitin 2023 dhe Suedia në vitin 2024, pasi pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 i shtyu të dy shtetet që të rishikonin strategjitë e tyre kombëtare të sigurisë.

Anëtarësimi i tyre në aleancën ushtarake perëndimore me 32 anëtarë ka forcuar pozicionin e NATO-s në veri dhe në rajonin e Detit Baltik, duke çuar në ristrukturimin e komandës.

“Me rreshtimin e kundërshtarëve tanë në mbarë botën, është e domosdoshme të forcojmë sa më shumë zonën euroatlantike dhe të konsolidojmë pozitën tonë në veri”, tha Grynkewich, gjeneral i Forcave Ajrore të SHBA-së dhe komandant suprem i NATO-s për Evropë. Ai këto deklarata për gazetarë i bëri në selinë ushtarake të aleancës në qytetin belg të Monsit.

“Norfolk është ura strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës”, theksoi ai.

Komanda e Norfolkut do të jetë përgjegjëse për Arktikun, Danimarkën, Finlandën, Grenlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar./Radio Evropa e Lirë

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 21:44Haradinaj për 16 shtatorin: Pritjet e mia janë gjithmonë pafajësia e tyre
  • 21:43Nesër shpallet aktgjykimi në rigjykimin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
  • 21:30Daut Haradinaj për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi: Mezi i mbajke dhëmbët në gojë e donte me mbyt aty...
  • 21:21Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë e diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
  • 21:13Haradinaj për Shehollin: Është një limon i shtrydhur, nuk iu ka dashur më institucioneve