Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

NATO: Nuk do të lejojmë vakum sigurie në Ballkanin Perëndimor

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 17:48
NATO: Nuk do të lejojmë vakum sigurie në Ballkanin Perëndimor

Një zyrtar i lartë i NATO-s ka deklaruar se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor mbetet e brishtë dhe e ndjeshme, por stabile.

Këto komente zyrtari i bëri pas pyetjes së Telegrafit, duke folur në një panel në kuadër të Samitit të NATO-s në Ankara me një grup gazetarësh nga Ballkani, Ukraina, Bjellorusia dhe vende të tjera.

Zyrtari i lartë i NATO-s theksoi se Ballkani Perëndimor mund të mos jetë pjesë e drejtpërdrejtë e agjendës së samitit, por mbetet lart në agjendën e përgjithshme të Aleancës.

“Sa i përket Ballkanit Perëndimor, ne vazhdojmë ta shohim situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor si të brishtë dhe të ndjeshme, por stabile. Mendoj se kjo është mënyra se si do ta shohim, ose ka gjasa ta shohim, edhe për një kohë të konsiderueshme në vazhdim”, ka deklaruar zyrtari i lartë i NATO-s, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e përgjithshme të NATO-s.

“Mund të mos jetë në mënyrë të drejtpërdrejtë në agjendën tonë këtu në samit, por Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e përgjithshme të NATO-s, si një nga çështjet që e përcjellim vazhdimisht”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit të lartë të NATO-s, Ballkani Perëndimor është rajon me rëndësi strategjike për Aleancën, ndërsa përkushtimi i NATO-s ndaj stabilitetit të rajonit mbetet i palëkundur.

“Është, natyrisht, një zonë, një rajon me rëndësi strategjike për Aleancën dhe përkushtimi i NATO-s ndaj stabilitetit të rajonit është i palëkundur. Ne nuk do të lejojmë që atje të krijohet një vakum sigurie”, ka theksuar zyrtari i NATO-s.

Ai foli edhe për rolin e KFOR-it në Kosovë, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për sigurinë.

“KFOR-i vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë, ndërsa ne vazhdojmë të punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me Bashkimin Evropian…”, përfundoi zyrtari i lartë i NATO-s.

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë