Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

NATO: Inkurajojmë institucionet në Kosovë që të konsolidojnë qeverisjen e mirë – jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 15:45
NATO: Inkurajojmë institucionet në Kosovë që të konsolidojnë qeverisjen e mirë – jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Zyra e NATO-s në Bruksel ka deklaruar se çdo hap i mëtejshëm për të thelluar marrëdhëniet e aleancës me institucionet në Kosovë kërkon dakordim të përbashkët nga të gjithë aleatët.

Sipas një zëdhënësi të aleancës, NATO u ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë që të forcojnë qeverisjen e mirë.

Po ashtu, ai ka theksuar se NATO mbetet e përkushtuar plotësisht ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes misionit të saj KFOR.

“Ne i inkurajojmë institucionet në Kosovë që të konsolidojnë qeverisjen e mirë, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes misionit KFOR”, tha një zëdhënës i aleancës për REL.

Politika e “dyerve të hapura” e NATO-s bazohet në Nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit, i cili përcakton se anëtarësimi është i hapur për çdo “shtet evropian që është në gjendje t’i çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Kosova e ka të deklaruar prej kohësh synimin për anëtarësim në aleancë dhe ka ndërmarrë hapa në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë në përputhje me standardet e saj, por procesi mbetet i bllokuar në aspektin politik, pasi katër vende anëtare të NATO-s nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, dhe çdo zgjerim i ri kërkon konsensusin e të 32 aleatëve.

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Dy orët e Hashim Thaçit në Speciale, dënim i rëndë dhe ‘OK’, retrospeksion për jetën, luftën për liri dhe politikën e tij
  • 17:22Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake
  • 17:21Bieber: Studiuesit e kanë parë UÇK’në si strukturë të decentralizuar, aktgjykimi s’e përmbysë këtë interpretim
  • 17:19Kandiq: Hetimi për “trafik organesh” çoi tek disa gra moldave, s’kishin lidhje me luftën në Kosovë prandaj s’pati akuzë
  • 16:58Diaspora shqiptare mblidhet në Times Square në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së