Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

NATO: Angazhimi i aleancës për Kosovën mbetet i palëkundur

GD
Gazeta Demos20 qershor 2026 në 22:33
NATO: Angazhimi i aleancës për Kosovën mbetet i palëkundur

Angazhimi i NATO-s për sigurinë në Kosovë mbetet i palëkundur. Kështu ka deklaruar zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila theksoi se aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar. Ajo tha se kanë bashkëpunim të mirë me institucionet vendore të sigurisë, nga i cili janë ndërtuar kapacitete, njohuri dhe ekspertizë.

Aleanca është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën si vend me rëndësi strategjike. Në Bruksel, aty ku janë takuar ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, vëmendje iu dha edhe Kosovës.

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë për RTK-në e ka vlerësuar bashkëpunimin me institucionet e sigurisë në Kosovë. Ajo ka rikonfirmuar se mbështetja për të vazhduar tutje është e padiskutueshme.

“Një numër ministrash, veçanërisht nga Ballkani Perëndimor, por edhe ata të përfshirë në misionet tona në rajon, trajtuan çështjen e Ballkanit. Të gjithë theksuan nevojën për të ruajtur vëmendjen dhe vigjilencën, sepse Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për Aleancën. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin që kemi pasur me institucionet e sigurisë. Besojmë se angazhimi ynë ka sjellë rezultate pozitive”, deklaroi ajo, transmeton Klankosova.tv.

Pas ngjarjeve të vitit 2023, kur personeli i KFOR-it u sulmua, dhe menjëherë pas atyre sulmeve ne rritëm praninë tonë, deklaroi Shekerinska.

“Tani që situata është stabilizuar, që nga janari kemi ndërprerë dislokimet rotative dhe do të kemi një prani më të optimizuar. Kjo tregon gjithashtu se institucionet përgjegjëse për sigurinë janë bërë më të afta dhe se misioni ynë mund të realizohet me një numër më të vogël trupash. Sekretari i Përgjithshëm ishte shumë i qartë në konferencën e tij për shtyp, duke thënë se angazhimi ynë ndaj KFOR-it mbetet i palëkundur”, deklaroi ajo.

Që nga fillimi, para 27 vitesh, qëllimi i KFOR-it, sipas aj, ka qenë të garantojë sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë atje, të sigurojë lirinë e lëvizjes dhe të krijojë një mjedis më të sigurt për të gjithë rajonin.

“Komandanti Suprem i Aleatëve ka vlerësuar se, duke qenë se situata është stabile, KFOR-i mund të optimizohet. Misioni duhet të jetë i përshtatur për qëllimin e tij, prandaj do të ketë një proces optimizimi të KFOR-it. Fakti që jemi të pranishëm dhe që aleatët mbeten të përkushtuar tregon se vigjilenca dhe angazhimi ynë janë shumë të forta”, ka thënë Radmila Shekerinska, Zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s.

Zëvendëssekretarja tha se Aleanca ka gatishmëri të përkrahë tutje rrugën e Kosovës në procese të tjera të rëndësishme, por sipas saj aleatët presin edhe rezultate konkrete nga dialogu.

Ajo nënvizoi se mënyra më e mirë për të kontribuar në paqen rajonale dhe globale është që secili vend të bëjë detyrat e veta: të zgjidhë problemet, të investojë në marrëdhënie të mira dypalëshe dhe fqinjësore dhe të forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë. Vendimet e fundit tregojnë qartë se ky angazhim është i palëkundur. Aleatët janë të gatshëm dhe të vendosur për të ndihmuar, por të gjithë presin rezultate konkrete nga dialogu politik, të cilat mund të hapin rrugën për një bashkëpunim edhe më të mirë. Kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe me Policinë e Kosovës. Ky bashkëpunim ka ndërtuar kapacitete, njohuri dhe ekspertizë vendore. Kështu krijohet një mjedis më i sigurt”, tha ajo.

Nëse kjo shoqërohet me rezultate konkrete nga dialogu politik, atëherë sipas saj, NATO ka formulën e duhur për të garantuar sigurinë dhe interesat e qytetarëve dhe të gjithë rajonit.

“Duhet të jemi shumë të qartë: qëllimi i KFOR-it është të mbështesë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Vetëm përmes këtij procesi politik mund të sigurohet paqja afatgjatë. Ne, së bashku me përfaqësuesin e BE-së, Sorensen, besojmë se fokusi duhet të jetë në rezultate konkrete nga ky dialog. Çështjet e pazgjidhura duhet të adresohen, sepse kjo do të sjellë më shumë siguri dhe prosperitet”, deklaroi Shekerinska.

Ndryshe, vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas takimeve me ministrat e vendeve anëtare të Aleancës ka thënë se Kosova është partner i rëndësishëm i saj, përkundër faktit që disa vende nuk e njohin Kosovën, duke vlerësuar pozitivisht përmirësimin e situatës së sigurisë në vend.

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 11:36Demaku për Kurtin: Nuk i kaloi inatet e brendshme politike, dështoi ta mbronte UÇK-në
  • 11:19Protesta e mbrëmshme, Policia: Pas përfundimit, pati vozitje të rrezikshme
  • 10:53Artan Behrami: Krerët e UÇK-së duhet të shpallen “Heronj të Kosovës” nga Albulena Haxhiu
  • 10:10A mund t’i falë presidenti i Kosovës katër të dënuarit nga Specialja, përgjigjet avokati i njohur
  • 09:41Prokuroria e Hagës sqaron se kur përfundon mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar