Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nata e pestë e protestës kundër femicidit

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 17:33
Nata e pestë e protestës kundër femicidit

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”,  e me fishkëllima dhe lëshim të altoparlantit, ka nisur sonte marshi protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në shenjë revolte ndaj vrasjes së grave.

"Burrat vrasin gratë, shteti iu ndihmon", "Shteti i ka duart me gjak", ishin disa nga thirrjet në protestë.

Protestuesit me këtë rast vazhduan të kërkojnë dorëheqjen e ministrave të Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe atij të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në marshin drejt Qeverisë, ata lexuan letrën e Arlinda Zekajt që ia kishte dërguar kryeprokurores para se të ndodhë tragjedia. Ndërkohë gjatë gjithë kohës, në të gjitha hapësirat drejt destinacionit ka prani policore për të ruajtur rendin e protestës.

Protesta e pestë radhazi po mbahet pas vrasjes makabre së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, më 25 tetor, nga kunati i saj.

Kujtojmë, 11 zyrtarë policorë janë suspenduar në lidhje me rastin tragjik në Vitomiricë të Pejës.

Po ashtu, janë suspenduar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

pestëprotestësnata

Të ngjashme

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

Dita e pestë e protestave për Arlinda Zekajn, protestuesit mblidhen në Prishtinë

17:15
Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

08:43

Më shumë nga Lajme

  • 18:33Gjykata liron protestuesin në Tiranë, por i ndalon pjesëmarrjen në tubime
  • 18:25Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë
  • 18:24Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
  • 18:22Tragjedia në Demiraj, Alban Hyseni shpreh ngushëllime për vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
  • 18:08Një javë pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt në Pejë – Kush u suspendua, kush dha dorëheqje dhe çka ndodhi më pas?